Deputetja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me masat mbrojtëse ndaj reshjeve atmosferike dhe menaxhimin e infrastrukturës në Kosovë, duke theksuar se problemi kryesor nuk qëndron te mungesa e zgjidhjeve, por te zbatimi dhe kontrolli i tyre.
Sipas Ymerit, përveç kanalizimit të ujërave të zeza, në Kosovë ekziston edhe kanalizimi atmosferik, i cili ka për qëllim përgatitjen dhe sanimin e tokës për reshjet e shiut. Ajo thekson se për këto shërbime janë ndarë fonde përmes tenderëve publikë.
Megjithatë, deputetja e LDK-së vlerëson se dështimi vjen nga mungesa e kontrollit të kontratave dhe punimeve të kryera, duke theksuar se mbikëqyrja shpesh mbetet vetëm në nivelin e menaxherit të kontratës.
“Problemi është te mos kontrollimi i tendereve dhe kontratave përtej menaxherit të kontratës, i cili mund të dështojë, të jetë i korruptuar ose të mos ketë kapacitet profesional për mbikëqyrje,” ka shkruar Ymeri.
Postimi i plotë:
Çfarë masa mbrojtëse ka në Kosovë për të reshura?
Ndër tjerash ekzistojnë edhe tenderet me shërbime rreth kanalizimit atmosferik.
Pra, nuk ka vetëm kanalizim për ujërat e zeza por edhe kanalizim atmosferik që në terma të thjeshtë, sanon, përgatit tokën edhe për të reshura atmosferike.
Problemi është te mos kontrollimi i tendereve/kontratave përtej menaxherit të kontratës e që nëse dështon ose mund të jetë i/e korruptuar ose edhe nuk din me kontrollu.
#Zgjidhja është auditimi/kontrollimi strikt i tendereve ose punimeve të kryera nga njerëz profesionistë, jo të lidhur me institucionin që e jep tenderin.














