Dark Mode Light Mode

Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar dje rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas këtyre rezultateve, VV do të ketë 57 ulëse, PDK 22, LDK 15 dhe AAK 6. Rezultatet e certifikuara tashmë janë publikuar në webfaqen e KQZ-së.

Në këtë link i gjeni gjeni emrat e të 120 deputetëve që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Advertisement

Hapi i radhës tash është thirrja e seancës konstituive.

Seanca duhet të mbahet brenda 30 ditësh dhe duhet të thirret nga Presidentja Vjosa Osmani, por në rast se ajo nuk e thërret seancën, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30’të.

Përgatitja për seancën konstituive është përgjegjësi e kryetarit të legjislaturës paraprake, në këtë rast Dimal Bashës.

Ai duhet të zhvillojë një takim të përbashkët me krerët e subjekteve politike parlamentare, jo më vonë se pesë ditë para seancës, për të përgatitur rendin e ditës dhe për të caktuar vendet e deputetëve në Kuvendin e ri.

Rregullorja përcakton se seanca konstituive ka katër pika të rendit të ditës: formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe atë të nënkryetarëve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − 2 =

Previous Post

Prokuroria: Thaçi ishte përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal

Next Post

Krasniqi: Çdo shqiptar duhet të ndihet i fyer dhe i kërcënuar nga pretendimet e ZPS-së ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Advertisement