Dark Mode Light Mode

Cakolli i reagon Bislimit: Raportimi për dialogun nuk duhet të kufizohet veç në rrjete sociale

Eugen Cakolli nga KDI i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi që pak minuta më parë përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë detaje për takimet Kosovë-Serbi që janë mbajtur në Bruksel, raporton Gazeta Express.

Cakolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se raportimi për dialogun nuk do të duhej të kufizohej vetëm në raportim nëpër rrjete sociale.

Ai tutje tha se Kuvendi i Kosovës është vendi i parë ku duhet raportuar e ofruar llogari.

“Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale.  Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari”, ka thënë ai.

Advertisement

Bislimi ka thënë pak më parë se në Bruksel, Serbia e ka ngritur cështjen e Asociacionit, duke treguar edhe përgjigjen që ia ka dhënë pala kosovare./Express/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen + 7 =

Previous Post

Simmons thotë se kërkohej dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: E kundërta konsiderohej dështim

Next Post

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit të Haitit

Advertisement