Dark Mode Light Mode

Bulliqi i përgjigjet Veliut: Merruni vesh brenda shtëpisë tuaj politike, pastaj hajde ju mundi cilin të doni

Ish-kryetari i degës së LDK në Podujevë njëherit edhe ish-kryetar i qytetit, z. Agim Veliu këto ditë ka udhëtuar në Gjermani si kryetar i degës së LDK në Podujeve  ndonëse nha pozita është larguar pa vullnetin e tij.

Ndër të tjera, z. Veliu gjatë vizitës në Gjermani deklaroi se si kandidat i LDK në Podujeve, do ta mundte kryetarin aktual z. Bulliqi saherë që ka dëshirë.

E në lidhje me këtë deklaratë, për “Presheva Jonë” ka folur i pari i Podujevës, z. Bulliqi i cili ka thënë se nuk ka problem që të garojë me z. Veliu për të parin e Podujevës, por se ky i fundit së pari duhet të i plotësojë kushtet brenda subjektit të tij politik. “Po mirë, ai mundet me besu se më mund, unë skam asgjë kundër do të ia jepja shancin patjetër të garonte kundër meje me pa a më mund apo jo, por, më vjen keq që z. Veliu së pari duhet të fitojë brenda LDK-së në Podujevë e pastaj të matet me mua”, është shprehur z. Veliu.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 15 =

Previous Post

S’ka referendum në Kosovë, Serbia del me një zgjidhje tjetër ku mund të votojnë serbët e Kosovës

Next Post

Deputeti Elmi Reçica në Zvicër: PDK do të jetë pranë diasporës kudo ku ata jetojnë

Advertisement