Dark Mode Light Mode

Bulliqi: Fryma e fitores po jehon në çdo lokalitet të Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës dhe njëherësh kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, z. Shpejtim Bulliqi, ka reaguar përmes një postimi publik, duke theksuar optimizmin dhe mobilizimin politik në këtë komunë.

Bulliqit, në Podujevë po ndihet një klimë pozitive dhe entuziazëm i gjerë qytetar, të cilin ai e përshkruan si “frymë fitoreje” që po përhapet në çdo lokalitet të komunës.

“Fryma e fitores po jehon në çdo lokalitet të Podujevës. Nuk lëshojmë pe për siguri dhe begati për të gjithë”, ka shkruar Bulliqi.

Advertisement

Ai ka theksuar se angazhimi i tij dhe i strukturave të Vetëvendosjes mbetet i fokusuar në garantimin e sigurisë, mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Podujevës.

Në fund të postimit, Bulliqi ka përmendur edhe numrin elektoral të subjektit politik që përfaqëson:

“116 – Vetëvendosje!”

Ky reagim vjen në një periudhë të shtuar aktivitetesh politike, ku subjektet dhe përfaqësuesit e tyre po intensifikojnë komunikimin me qytetarët.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five − 2 =

Previous Post

“Snajperistit i shpëtova për 5 cm” – rrëfimi i kameramanit kosovar për ngjarjen që po e trondit botën

Next Post

Vetëm 10 minuta pritje në pikat kufitare

Advertisement