Dark Mode Light Mode

Bullgaria tërhiqet nga projekti i Rusisë

 

Qeveria e Bullgarisë njoftoi sot se është tërhequr nga një projekt për një tubacion të naftës të mbështetur nga Rusia.

Ministri bullgar i financave, Simeon Djankov, tha se vendi i tij dëshiron të anulojë pjesëmarrjen në këtë projekt.

Advertisement

Djankov tha se Bullgaria është e përgatitur për të paguar 8.2 milionë dollarë, sa i ka borxh ndaj tubacionit Transbalkan, që është 51 për qind në pronësi të Rusisë.

Tubacioni Transbalkan synon të sjellë naftën në Evropë nga një rrugë që shmang ngushticat e Bosforit.

Vendimi i Bullgarisë është një pengesë e madhe për projektin meqë përfshin transportin e naftës ruse në Detin e Zi përmes portit të Bullgarisë Burgas për ngarkim në një tubacion në Greqi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − three =

Previous Post

Leka Zogu i Dytë nis rrugëtimin për monarki

Next Post

Ish-presidenti izraelit dërgohet në burg

Advertisement