Dark Mode Light Mode

Bujanoci u mbush me ngjyrat e traditës shqiptare – Manifestim kulturor me gatime e veshje tradicionale

Sheshi i Bujanocit sot mori pamjen e një feste të madhe shqiptare, ku tradita, kultura dhe identiteti kombëtar u bashkuan në një manifestim të jashtëzakonshëm të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Nën aromën e gatimeve shqiptare të përgatitura nga duar të palodhura të grave të zonës, me fëmijët që vallëzonin nën ritmet e muzikës shqipe dhe me plisa të bardhë që u mbajtën me krenari, qyteti u shndërrua në një hapësirë plot gjallëri e emocione.

Ngjarja, e cila vjen në kuadër të aktiviteteve të muajit të nëntorit, kishte për synim të sillte më afër trashëgiminë kulturore dhe kulinare shqiptare, duke e bërë komunitetin pjesë të një feste të përbashkët. Lojërat, vizatimet me motive kombëtare dhe aktivitetet e shumta për fëmijë i dhanë një atmosferë të ngrohtë e familjare manifestimit, i cili u prit me interes dhe entuziazëm të madh nga qytetarët.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Enkel Rexhepi, falënderoi të gjithë kontribuuesit e këtij aktiviteti, duke vlerësuar mbështetjen e institucioneve shqiptare. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, si dhe për ShKA “Zëri i Luginës”, Qendrën “The Future”, Shtëpinë e Kulturës, piktoren Leoneta Abdyli dhe gazetaren Lumturije Ahmeti. Sipas tij, Bujanoci “frymëzoi shqip” dhe dëshmoi edhe një herë vlerën e ruajtjes së trashëgimisë sonë të përbashkët.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 15 =

Previous Post

Reeker: Clark dhe Hill kanë njohuri për UÇK’në, dëshmia e tyre e bazuar në fakte

Next Post

Kosova dhe Bosnja s’kanë marrë asgjë nga Plani i Rritjes, Komisioni Evropian: Përfituesit ta respektojnë kalendarin

Advertisement