Protestuesit e tubuar në sheshin e qendrës në Bujanoc në duar mbanin flamuj kombëtar dhe amerikan si dhe parullat ku dënohej terrori dhe politika serbe antishqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kurse në afishet që mbanin në duar protestesit kerkohej kthimi i lapidarit të UCPMB-së, heqja e lapiderit serb në Llucan si dhe kërkesa “duam Preshevën në dialogun e Brukselit”, “duam Universitet” si dhe për ajo për “bashkim të Luginës me Kosovën “
Z.Jonuz Musliu lider i LPD-së dhe ish-drejtor politik i UCPMB-së pas protestës i ka dekalruar agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se “demonstrata e sotme sikur të parat dhe të tjerat në vijim kanë për qëllim t’i tregojmë Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare se ne jemi në tokat tona dhe e drejta jonë eshtë të nderojmë dhe ngrisim përmendore për dëshmorët tanë. Ne si popull etnik të këtyre trojeve nuk kemi kah të shkojmë dhe se eshte e drejtë e jona legjitime e garantuar nga karta e OKB-së dhe e Helcinkit që të vendosim vet për fatin tonë dhe të drejtën tonë për vetvendosje nuk ka të drjetë as Beogradi e askush të na mohoj, e drejtë kjo siq e thash e grantuar edhe nga konventa ndërkombëtare për popujt autokton. Dhe nuk ka tjetër alternativë në luginë, pos ribashkimit të tri komunave shqiptare me shtetin tonë amë, me Kosovën..”Të Nderuar Protestues
Sot jemi mbledhur, për të protestuar edhe njëherë kundër dhunës së ushtruar sistematike të Serbisë ndaj shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.
Serbia nuk po respekton në vazhdimësi amnistinë e pjesëtarëve të UÇPMB-së e që ne vazhdimësi po arrestohen ne vazhdimësi
Serbia po na mohon të drejtën për t’i përkujtuar publikisht dëshmorët e UÇPMB-së, Ajo largoj Lapidarin në qendrën e dëshmorëve në Preshevë;
Po ne i përkujtojmë ata se janë në zemrat tona, janë vizioni jonë për liri.
Serbia, po bastisë ditë e për ditë me përdorim të dhunës së forcave speciale të Xhandarmërisë
Po ne nuk dorëzohemi, ashtu siç nuk u dorëzuan paraardhësit tanë.
Serbia sot po cenon integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve me ndërtimin e Memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan.
Po ajo do ta largojë atë, sepse duhet larguar.
Kreret i shtetit serbë Daçiç dhe Nikolliq kërcënojnë publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Po Ne i themi JO.
Jo Diskriminimit
Jo Militarizimit
Jo Spastrimit Etnik të Shqiptarëve nga trojet e veta.
Protestues
Sot kundërshtojmë bashkërisht Memorialin e Xhandarmërisë serbe në Lluçan. Simboli më denigrues për ne, simboli me poshtërues për ne.
Ne jemi shqiptar, ne jemi mysliman
Ne nuk jemi as fundamentalist e as terrorist.
Ne duam dialog e jo provokim. Ne duam Reciprocitet me serbët e Kosovës e jo poshtërim.
Bashkërisht kërkojmë drejtat tona.
Kërkojmë nga Serbia respektimin e Marrëveshjes së Konçulit. Respektimin e konventave ndërkombëtare.
Kërkojmë realizimin e Planit të vitit 2001, integrimin në jetën publike dhe zhvillimin e premtuar ekonomik.
Edhe njëherë kërkojmë Heqjen e Memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan.
Protestues të nderuar.
Kuvendi i Këshllitarve Shqiptar në deklaratën e 12 janarit të këtij viti kas rikonfirmua parimet e platformës të vitit 2006.
Ka konsideruar si provokim të rëndë ngritjen e memorialit të xhandarmërisë serbe në Lluçan për pjesëtarët e dyshuar për krime lufte ndaj popullatës shqiptare dhe ka kërkuar largimin e tij.
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar ka ftuar qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë ta zgjidhin çështjen e Luginës së Preshevës sipas parimit të reciprocitetit në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar ka ftuar spektrin politik shqiptarë të Luginës së Preshevës që konform situatës së krijuar politike dhe të sigurisë, që të marrin masa në rishqyrtimin e bashkëpunimit me organet shtetërore, sidomos në ndërmarrjen e masave për unifikimin e veprimeve politike, në funksionimin e institucioneve në të gjitha nivelet.
Ndërkaq aksionet tona të përbashkëta do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme inicimin e peticionit për largimin e memorialit të xhandarmërisë serbe nga Lluçani.

o ti junuz mos ishit mend popullates leje se upa puna juv o burra me protesten epresheves keni gazu kejt po kjo osht vec malltretim i popullit se me protesta send sen bon po conu ju oburra cka jeni ne krye te popullit lypni te drejtat cka na takojn se gjith kto probleme qe kan rrjedh kan rrjedh nga ju politikant e dishem te lugines
o ti junuz mos ishit mend popullates leje se upa puna juv o burra me protesten epresheves keni gazu kejt po kjo osht vec malltretim i popullit se me protesta send sen bon po conu ju oburra cka jeni ne krye te popullit lypni te drejtat cka na takojn se gjith kto probleme qe kan rrjedh kan rrjedh nga ju politikant e dishem te lugines
Per fat te keq krejt politikant e lugines bashkpuntor te serbis bre robt. Une ne votimet e ardhshme kom me Votu per shkit
Ky veprim i ketyre udheheqseve koleborator vetem se, po e manipulon popullin e mjer.
Nuk mund te kerkoish prej dorgjakesit meshir,por duhet te veproish me reciprocitet!