Dark Mode Light Mode

Blerim Latifi: Në kabinetin e Kurtit është një këshilltar që ka protestuar kundër ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka një anëtar të kabinetit që ishte kundër intervenimit të NATO’s  në Kosovë.

Latifi ishte duke komentuar deklaratat ish-këshilltarit politik të Kurtit, Shkëlzen Gashi, për krimet e luftës në momentin kur bëri të ditur se Kurti ka edhe një këshilltar në kabinetin e tij që ishte kundër intervenimit të NATO’s.

“Unë e di që një këshilltar i Kurtit, që nuk dua t’ia bëj të ditur emrin, ka marrë pjesë në protestat e kurdëve në Paris kundër intervenimit të NATO’s në Kosovë”, thotë Latifi.

Advertisement

“Ai ka qenë në rendin e parë të protestave. Ka dëshmi dhe foto. Protesta ishte e kurdëve të Turqisë pjesë e partisë komuniste kurde PKK’’, shton ai.

‘’Në kabinetin e Kurtit është një këshilltar që ka protestuar kundër ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë’

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 1 =

Previous Post

Baton Haxhiu thotë se u keqkuptua, sqaron deklaratat e tij për amnisti

Next Post

Ceferin thotë se për ‘4,3 milionë eurot e dhuruara’ i takon federatave si t’i përdorin, edhe FFK-së

Advertisement