Dark Mode Light Mode

Bislimi e pret në takim ambasadorin e ri të Turqisë, ZKM tregon se çfarë folën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Bislimi i ka uruar mirëseardhje e suksese në detyrën e tij, duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

“Ambasadori u shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë si dhe theksoi mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidaritetin e ardhur nga Republika e Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë”, njoftoi ZKM-ja.

Në këtë takim, ZKM thotë se “u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në ekonomi, ku ekziston potencial madhor në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”,

Advertisement

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për objektivat strategjike të Kosovës, siç janë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave dhe aplikimi në Partneritetin për Paqe në NATO. Palët potencuan dhe rëndësinë e nevojën për stabilitet, paqe dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe biseduan edhe mbi procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

 

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 16 =

Previous Post

Vizatoi kundër luftës në Ukrainë, gjykata ruse largon vajzën nga babai dhe e dërgon në jetimore

Next Post

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes tragjike në Tiranë: 20 mijë euro shpërblim për atë që ndihmon në kapjen e autorëve

Advertisement