Kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, ka vizituar familjen e kandidates së partisë, Jehona Hasolli, në fshatin Bardh i Madh, ku u prit me mikpritje nga prindërit e saj, Dauti dhe Hava.
Në postimin e tij, Osmani u shpreh se takimi ishte më pak për politikë dhe më shumë për shijimin e kulinarisë tradicionale dhe rrëfimeve nga historia e familjes. Sipas tij, ky moment përbënte një pushim të këndshëm nga rutina e ngjeshur e fushatës zgjedhore.
“Faleminderit shumë familjes Hasolli! Së bashku, do të krijojmë ide të reja dhe të shumta që do të na frymëzojnë kudo në mendjet tona”, shkroi Osmani.
Ai theksoi se takime të tilla shërbejnë jo vetëm për të forcuar lidhjet me komunitetin, por edhe për të marrë frymëzim për ide të reja që i shërbejnë zhvillimit të Fushë Kosovës.