Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci”, ku ka prezantuar pjesë nga programi i tij qeverisës.

Osmani u shpreh se ky bashkëbisedim me qytetarët i jep energji dhe motivim për të vazhduar rrugën e tij politike, duke theksuar se synimi kryesor mbetet zhvillimi i qëndrueshëm i komunës.

“Ky bashkëbisedim na jep forcë dhe motivim që së bashku të ndërtojmë projekte konkrete, të cilat do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm, më shumë mundësi për të rinjtë dhe kushte më të mira për çdo familje të kësaj lagjeje,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se programi i tij është i orientuar drejt krijimit të kushteve më të mira për çdo qytetar të Fushë Kosovës, me projekte konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve.

Me moton “Fushë Kosova Përtej!”, Osmani po synon që përmes ofertës së tij qeverisëse të ofrojë një vizion të ri për zhvillimin dhe modernizimin e komunës.

SHPËRNDAJE