Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot lagjen Bresje, ku është takuar me banorët e kësaj zone.

Osmani tha se gjatë bisedës me qytetarët u ndanë ide dhe u diskutua për hapat që e presin komunën në të ardhmen.

Ai vlerësoi lart mikpritjen dhe fjalët e sinqerta të banorëve të Bresjës.

 

“Sot isha në lagjen Bresje, ku bashkë me banorët biseduam për idetë dhe hapat që na presin përpara. Më gëzoi shumë mikpritja dhe fjalët e tyre të sinqerta. Së bashku do ta bëjmë Fushë Kosovën edhe më të mirë! ✌️ Fushë Kosova PËRTEJ!”, tha ai.

SHPËRNDAJE