Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka mbajtur sot takim me gratë e një prej lagjeve të Fushë-Kosovës.

Teksa e cilësoi si takim frytdhënës, Osmani tregoi se diskutuan mbi sfidat me të cilat përballen.

“Sot mbajtëm një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me gratë e një prej lagjeve të Fushë-Kosovës. Diskutuam hapur për sfidat dhe nevojat që prekin drejtpërdrejt gratë e komunitetit tonë — nga punësimi e mbështetja ekonomike, deri te roli i tyre në vendimmarrje”, tha ai.

Osmani gjithashtu shtoi se në programin e tij ka synim që të ketë të drejta të barabarta, pa dallim gjinish, duke krijuar më shumë mundësi për to, dhe mbështetje konkrete.

“Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam. 💜 Fushë Kosova PËRTEJ! 113 është numri”, tha Osmani.

SHPËRNDAJE