Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka prezantuar zotimet dhe kandidatët për asamble komunale, në një tubim madhështor.
Ai tha se përkrahja më e madhe që po e marrin, i jep edhe më shumë besim se qeverisja e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe.
“Një takim fantastik me banorët e qytetit tonë, ku prezantuam zotimet tona dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin.
Përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe.
Lidhja Demokratike e Kosovës, 113 është numri.
Fushë Kosova PËRTEJ! ”, shkroi ai.