Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani në kuadër të fushatës zgjedhore, është mirëpritur sot nga familja Bullatovci, të cilën e falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe.
“Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen e Gëzim Bullatovcit në Miradi të Poshtme — një familje që ndër vite ka dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e komunës sonë”, tha ai.
Osmani u shpreh se mbështetjet si këto po i jepin edhe më shumë forcë e besim për të vazhduar punën me përkushtim, e në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes që e meritojnë.
“Fushë Kosova PËRTEJ! LDK, 113. ”, ka shkruar ai.

