Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani në tubimin e së mërkurës me gratë dhe vajzat ka prezantuar programin qeverisës për familjen e gruan.
“Një takim elektoral i mrekullueshëm me vajzat dhe gratë tona, i organizuar pikërisht në ditën e parë të Muajit Rozë – muajit të fushatës parandaluese për luftën kundër kancerit të gjirit. Sonte prezantuam me krenari 13 kandidatet tona femra, të cilat me profesionalizëm, integritet dhe pasion po japin maksimumin për fitoren e madhe më 12 tetor. Në këtë takim u prezantua edhe programi ynë qeverisës për familjen dhe gruan, një vizion i qartë që garanton më shumë mbështetje, siguri dhe mundësi të barabarta për të gjitha”, tha ai.
“Ky bashkim i fuqisë së gruas dhe përkushtimit politik është garanci për ndryshimin që na pret”, përfundoi Osmani.