Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka premtuar se do të vazhdojë mbështetjen e kësaj komune për bizneset vendore.
Osmani të premten ka vizituar kompaninë TrePharm, ku ka përcjellë nga afër punën e stafit dhe proceset që sigurojnë produkte me cilësi të lartë.
“Sot vizituam TrePharm, kompani farmaceutike vendore që prodhon dhe shpërndan barnat dhe pajisjet mjekësore me cilësi të lartë. Një shembull i fuqishëm i suksesit dhe inovacionit vendor. Gjatë vizitës pamë nga afër punën e stafit dhe proceset që sigurojnë produkte të sigurta dhe të besueshme, duke kontribuar drejtpërdrejt për një Kosovë më të shëndetshme dhe të zhvilluar. Premtoj që do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset vendore”, thuhet në postimin e tij.