Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani: Kujdesi për shëndetin është investim në të ardhmen e Fushë Kosovës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, këtë mëngjes ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Karvani Shëndetësor “përshëndetje”, i cili ka ndaluar në Harilaq.

Osmani e ka vlerësuar këtë nismë si një mundësi të vlefshme për qytetarët, duke theksuar se kujdesi për shëndetin fillon nga vetja dhe nga zgjedhjet e përditshme që bëjmë.

Advertisement

“Ky aktivitet solli energji pozitive dhe këshilla të dobishme për qytetarët tanë. Jam mirënjohës për punën e palodhshme të stafit shëndetësor të QKMF Fushë Kosovë dhe gjithë ekipit të përfshirë, të cilët me përkushtim ofruan matje, këshilla dhe informacione të rëndësishme”, u shpreh Osmani.

Ai shtoi se investimi në shëndet është një nga prioritetet më të rëndësishme për të ardhmen e qytetit.

“Të investojmë në shëndet do të thotë të investojmë në një të ardhme më të mirë për Fushë Kosovën. Do të jem gjithmonë përkrah nismave që sjellin vlera të tilla për komunitetin dhe që fuqizojnë secilin prej nesh të jetojë më shëndetshëm”, theksoi ai.

Karvani Shëndetësor “përshëndetje” synon të ofrojë informim, këshillim dhe shërbime bazike mjekësore për qytetarët, duke promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe parandalimin e sëmundjeve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 − six =

Previous Post

Besnik Osmani: Bizneset vendore si “CUFA” janë motor i zhvillimit ekonomik në Fushë Kosovë

Next Post

Vizita e kandidatit të LDK-së për Fushë Kosovë, Besnik Osmani, në kompaninë “Cotex”

Advertisement