Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani: Investime të reja për shëndetin e qytetarëve të Fushë Kosovës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm është inauguruar laboratori i ri në QMF të lagjes Dardania, duke lehtësuar qytetarët që analizat e nevojshme t’i kryejnë aty pranë, pa pasur nevojë të shkojnë në QKMF.

“Po sot, me shumë kënaqësi, nisi përdorimin edhe i rëntgenit të ri në QKMF, një investim që rrit cilësinë dhe saktësinë e shërbimeve mjekësore dhe njëkohësisht minimizon dëmet nga rrezatimet”, ka deklaruar Osmani.

Advertisement

Ai ka shtuar se lajmi më i mirë për qytetarët është se nga java e ardhshme do të fillojë orari i parë i shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, edhe ditën e shtunë.

“Kujdes më i madh dhe më afër qytetarëve tanë”, është shprehur kandidati i LDK-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 5 =

Previous Post

Covey: Sulmi tek familja Jashari ka quar në një fluks të madh njerëzish që kanë shkuar t’i bashkohen UÇK-së

Next Post

Covey për Thaçin: Njihej si drejtues politik

Advertisement