Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani fton qytetarët në tubimin qendror të LDK-së në Fushë Kosovë

Fushë Kosovë, 26 shtator 2025 – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në Tubimin Qendror të LDK-së që do të mbahet sonte nga ora 19:00, në Sallën Sportive “Mihal Grameno”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme elektorale do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili do t’u drejtohet qytetarëve të Fushë Kosovës me mesazhin e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Advertisement

Osmani theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve në këtë tubim është “forca jonë dhe garancia e fitores së përbashkët”, duke nënvizuar se LDK është e përkushtuar të sjellë ndryshime dhe zhvillim për komunën.

Me moton “Fushë Kosova PËRTEJ”, Osmani dhe LDK synojnë të mobilizojnë elektoratin për fitoren në garën lokale, duke theksuar bashkëpunimin, përfaqësimin gjithëpërfshirës dhe vazhdimësinë e punës së deritanishme të kësaj partie në komunë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − 7 =

Previous Post

Besnik Osmani: “Kosmonte Foods, shembull i vizionit dhe zhvillimit në Fushë Kosovë”

Next Post

Uran Ismaili prezanton nga ora 19:00 zotimet për Ulpianën: dy parkingje nëntokësore dhe fasadim e izolim të ndërtesave banesore

Advertisement