Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani: Bizneset vendore si “CUFA” janë motor i zhvillimit ekonomik në Fushë Kosovë

 

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një vizitë në lulishten “CUFA”, e cila prej më shumë se 15 vitesh është bërë një shembull suksesi në sektorin e gjelbërimit dhe prodhimit të fidanëve, luleve e bimëve dekorative.

Osmani ka vlerësuar lartë punën e këtij biznesi vendor, i cili jo vetëm që ka krijuar vende pune për shumë familje të komunës, por gjithashtu ka arritur të shtrihet përtej kufijve duke eksportuar edhe në shtete të huaja.

Advertisement

“Ky është një shembull i qartë se si bizneset tona vendore mund të jenë motor i zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies për qytetarët. Ajo që më bëri shumë përshtypje është fakti që përveç tregut vendor, ‘CUFA’ arrin të eksportojë edhe jashtë vendit, duke promovuar prodhimin tonë dhe emrin e Kosovës”, ka theksuar Osmani.

Ai ka nënvizuar përkushtimin e tij për të mbështetur sektorin privat dhe bizneset vendore, duke i konsideruar ato si shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal.

“Unë mbetem i përkushtuar që të ndihmoj fuqishëm në këtë sektor”, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës.

Me moton e tij “Fushë Kosova Përtej!”, Osmani ka bërë të ditur se prioritetet e tij do të përqendrohen në fuqizimin e ekonomisë lokale, rritjen e vendeve të punës dhe promovimin e iniciativave që e bëjnë komunën më të gjelbër, më të bukur dhe më të zhvilluar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × four =

Previous Post

Petrit Hajdari: “Drenasi ynë është i pathyeshëm – zemra e këtij qyteti rreh gjithmonë për PDK-në!”

Next Post

Besnik Osmani: Kujdesi për shëndetin është investim në të ardhmen e Fushë Kosovës

Advertisement