Dark Mode Light Mode

Besim Hasani i bashkohet listës së PDK-së – Memli Krasniqi: “Një vlerë e shtuar për Kosovën dhe për sportin tonë”

Besim Hasani, një nga figurat më të rëndësishme të sportit kosovar, i është bashkuar listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmi u bë i ditur nga kryetari në dorëheqje i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili theksoi rolin e jashtëzakonshëm që Hasani ka pasur në fuqizimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

Krasniqi kujtoi bashkëpunimin e tyre vite më parë, gjatë kohës kur ai ishte Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke e vlerësuar Hasanin si profesionist të rrallë, të palodhur dhe me vizion të qartë për sportin kosovar. Ai theksoi se pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ishte vetëm hapi i parë i një epoke të re, ndërsa medaljet olimpike që pasuan e kurorëzuan punën shumëvjeçare të Hasanit dhe ekipit të tij, duke vendosur Kosovën në hartën e sukseseve botërore.

Sipas Krasniqit, përfshirja e Besim Hasanit në listën zgjedhore të PDK-së paraqet një vlerë të shtuar për partinë dhe për vendin, duke sjellë përvojë, integritet dhe energji të re në politikën kosovare. “Mirë se vjen, Besim,” përfundon ai, duke e cilësuar këtë hap si forcim të ekipit dhe si një akt që i shërben Kosovës së së ardhmes.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − 13 =

Previous Post

Tahiri ngre alarmin për çmimet e larta: Çfarë po ndodh kështu? Çmimet më të larta se në Zvicër e Gjermani

Next Post

Joseph para zgjedhjeve u bënë apel qyetarëve për raportet me SHBA-të: Kurti një figurë shkatërruese

Advertisement