Dark Mode Light Mode

Berisha takon gjeneral Cekun: Raporti i Marty histeri

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka hedhur sërish poshtë akuzat e raportuesit të KiE, Dick Marty, mbi trafikun e organeve njerëzore nga lidershipi i UCK-së.

Në një takim me ish-kryeministrin kosovar Agim Ceku, Berisha është shprehur se lufta e UCK-së ka qenë një nga etapat më të rëndësishme të historisë së Ballkanit.

“Lufta clirimtare e popullit të Kosovës është një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit shqiptar, por edhe të Ballkanit, pasi i dha fund kolonisë së fundit në Europë”, ka deklaruar Berisha.

Advertisement

Kryeministri ka nënvizuar se pavarësisht se raporti i Marty përmban vetëm trillime të gatuara në Beograd, Shqipëria është e gatshme për cdo hetim që mund të kryhet mbi to.

“Autoritetet shqiptare do t’u garantojnë EULEX-it dhe gjykatës së Hagës të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm për të përmbushur me sukses cdo hetim”, ka pohuar Berisha.

“Histeria antishqiptare, e udhëhequr dhe frymëzuar nga Dick Marty, eksponentë të tjerë të racizmit antishqiptar dhe avoketërit e krimeve të Sllobodan Milloshevicit ndaj shqiptarëve në Kosovë, është thjesht një zgjim i demonëve të urrejtjes antishqiptare, e cila është tërësisht pa të ardhme”, ka shtuar ai.(TCH/PrJ)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × four =

Previous Post

Vetëvendosje: Rritja e pagave, fushatë zgjedhore ne rajonet diskutabile

Next Post

Gazeta "Bota Sot" shpall kryeministrin Berisha personalitet te vitit

Advertisement