Bekim Haxhiu, kandidat i PDK-së, ka humbur ulësen në Kuvendin e Kosovës, të cilën e fitoi dje gjatë numërimit.
Kjo pasi LDK-ja ka rikthyer një ulëse në Kuvend, duke ia marrë një PDK-së.
Kjo rritje e LDK-së erdhi në kurriz të Haxhiut, i njohur me nofkën “Kamishi”, i cili nuk do të jetë deputet i PDK-së.
Nuk dihet nëse vazhdimi i numërimit do të ndryshojë ndonjë gjë në lidhje me këtë temë.













