Dark Mode Light Mode

Bekë Berisha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtina

Bekë Berisha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit të basketbollit Prishtina.

Berisha në mbledhjen e kryesisë në mbrëmjen e së shtunës ka ofruar dorëheqjen, vetëm pak ditë pasi befasisht politikani e deputeti u zgjodh kryetar i ri i klubit prishtinas, në Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

Shkak për dorëheqjen u bë një vendim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) duke sygjeruar se Bekë Berisha nuk mund të jetë edhe deputet, edhe kryetari i klubit basketbollistik Prishtina pasi kjo përbën konflikt interesi.

Advertisement

Në një reagim në rrjetet sociale, MKRS-ja ka thënë se Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit parasheh që një zyrtar mund të jetë anëtar i organit drejtues të OJQ-ve nga fusha e sportit, por jo bartës i funksionit drejtues. Sipas MKRS-së, çdo situatë e konfliktit të interesit duhet të zgjidhet brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja e detyrës.

Zgjedhja e Berishës ishte përcjellë me reagime të ashpra nga tifozët e klubit “Plisat”, që tash e sa kohë kërkojnë largimin e kryesisë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 9 =

Previous Post

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Next Post

Basha: Rënia e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës u bënë frymëzim i luftës për liri

Advertisement