Dark Mode Light Mode

Behrami: Refuzova Juventusin

Mesfushori zviceran me origjinë Shqiptare, Valon Behrami, refuzoi që të transferohej tek Juventusi, pavarësisht një oferte të rëndësishme që pati në janar.

“Juventusi ishte një mundësi e madhe për mua”, tha Behrami për meiat italiane. “Megjithatë, jam i lidhur me Fiorentinën dhe nuk mund të largohesha ndërsa skuadra është duke përjetuar një moment të keq në kampionat. Ky klub më bën të ndihem i rëndësishëm. Tashmë në skuadër ka një shpirt të ndryshëm dhe po luftojmë për një objektiv të rëndësishëm, rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit”.

Sipas fjalëve të tij, një tjetër arsye për refuzimin e mundësisë për të qenë kampion i Italisë është përshtatja e shkëlqyer me qytetin e Firences.

Advertisement

Aktualisht, Fiorentina renditet në vendin e dhjetë të kampionatit të Serisë A, me 28 pikë pas 21 javësh.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − one =

Previous Post

Burgim i përjetshëm për shefin e Kmerit të Kuq

Next Post

TAP, nga Shqipëria, 1 miliard euro investime

Advertisement