Dark Mode Light Mode

Behrami paralajmëron: Nëse krerët e UÇK-së dënohen me instruksione politike, pasojat do të jenë të mëdha

Deputeti i PDK-së akuzon Gjykatën Speciale se po ndikohet politikisht dhe e cilëson procesin gjyqësor si të dirigjuar kundër drejtuesve të luftës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka paralajmëruar disa shtete perëndimore dhe ambasada lidhur me pasojat që, sipas tij, mund të ketë për vendin një vendim dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Behrami e akuzoi Gjykatën Speciale se po vepron mbi baza politike dhe jo në funksion të drejtësisë, duke pretenduar se procesi gjyqësor është i ndikuar nga interesa të jashtme.

Advertisement

Ai tha se gjykata, e mbështetur nga disa shtete dhe ambasada, ka punuar sistematikisht për të krijuar parakushte për dënimin e drejtuesve të UÇK-së. “Kjo nuk është drejtësi. Kjo është agjendë”, është shprehur ai.

Sipas Behramit, një vendim i tillë mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin e vendit. “Nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen me instruksione politike, Kosova nuk do të jetë më kurrë e njëjta”, ka theksuar deputeti i PDK-së.

Gjykata Speciale, e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe krime të tjera të rënda, vazhdon të mbetet një temë e ndjeshme dhe e debatueshme në skenën politike dhe publike në Kosovë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 2 =

Previous Post

Zubin Potok: Sekuestrohen 1 pushkë, 244 fishekë dhe eksploziv në shtëpi të braktisur

Next Post

Janina Ymeri: Që nga maji 2025 janë rritur çmimet mbi 4%, po përballemi me opsionet paguaj ose ik

Advertisement