Dark Mode Light Mode

Behrami-Napoli drejt “divorcit”

largea_valon-behrami_28688641396607397Valon Behrami-Napoli po shkojnë drejt “divorcit’.
Mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes mesfushorit shqiptar dhe klubit italian po shkon drejt fundit.
Agjenti i reprezentuesit shqiptar të Zvicrës, Fali Ramadani ka disa ditë që ka fluturuar drejt Londrës për të nisur negociata me Tottenhamin.
Behrami me napolitanët ka kontratë deri në verën e vitit 2017, por sipas mediave italiane, ish futbollisti i West Hamit në tregun e verës pritet të transferohet në Tottenham.
Ndërkohë, edhe Inter është duke e vëzhguar situatën e lojtarit tek Napoli. Trajneri i “Nerazurëve”, Walter Mazzarri ka kohë që ka shprehur interesim për Behramin, të cilin dëshiron ta sjell në “San Siro”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × three =

Previous Post

Gjenevë, Kosova në konferencën nderkobëtare kundër minave antipersonale

Next Post

Bllokada e Barçës në merkato, distancohet Reali

Advertisement