Dark Mode Light Mode

Bedri Hamza viziton veteranët e UÇK-së: E uron Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i premton mbështetje veteranëve

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin e rizgjedhur, Hysni Gucatin.

Hamza e ka uruar Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i ka ofruar bashkëpunim e mbështetje.

Ai ka thënë se kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe për 50% do ta rrisin përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.

Advertisement

“Një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për t’i uruar për zgjedhjet e tyre dhe për t’i ofruar kryetarit të rizgjedhur, z. Hysni Gucati, mbështetjen e nevojshme.
Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.
Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/19mzdoxCwH/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × two =

Previous Post

Haxhijaj nga Dubravë: Mobilizim maksimal për fitoren e 9 shkurtit

Next Post

Lajm i madh për Podujevën: Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, investim prej 35 milionë euro

Advertisement