Dark Mode Light Mode

Bedri Hamza fillon punëtoritë me qytetarë për program, e nis me Gjakovën (VIDEO)

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me qytetarë në Gjakovë.

 

Në kuadër të vizitave nëpër qytete të Kosovës për të përfshirë idetë e grupeve të ndryshme shoqërore në programin e tij qeverisës, Hamza ka vizituar Gjakovën.

Advertisement

“Dua t’ju dëgjoj juve, të marr propozime, të shoh se cilat janë preokupimet”, u ka thënë Hamza qytetarëve në një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

 

Sipas tij, mbi bazë të rezultateve të këtyre punëtorive do të plotësohet programi qeverisës, ku qytetarët e Kosovës do të jenë pjesëmarrës aktivë, për të përmirësuar gjendjen në të gjithë sektorët.

“Dua të qeveris me juve që nesër Kosova me i pas punët më mirë”, ka thënë Hamza në punëtorinë me qytetarët e Gjakovës.

Në ditët në vazhdim, Hamza do të zhvillojë punëtori tjera në qytete të ndryshme të Kosovës për të siguruar një gjithëpërfshirje në programin e tij qeverisës.

Në fund të videos, Hamza i fton qytetarët që të vizitojnë faqen e tij zyrtare, www.bedrihamza. info, që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ekipit të tij.

 

Videon mund ta shikoni në këtë link: https://www.facebook.com/share/r/JbPzWdPiKxxKdDYS/?mibextid=WC7FNe

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × four =

Previous Post

Përfshihet nga zjarri një fermë në Leposaviq, digjen disa kafshë shtëpiake

Next Post

Agim Ademi nga studio e RTK: FFK nuk merret nëpër studio televizive, besimi fitohet me votën e delegatëve

Advertisement