Dark Mode Light Mode

BE: Presim që Kosova të rikthehet në rrugën e reformave

Bashkimi Evropian ka kritikuar situatën e krijuar në Kosovë, duke e cilësuar si dështim të partive politike për të tejkaluar ngërçin që pasoi zgjedhjet e shkurtit 2025.

“BE-ja shpreh keqardhje që partitë politike nuk e kapërcyen bllokadën e zgjatur politike pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025″, thuhet në një përgjigje.

BE-ja rikujtoi se viti 2025 ka qenë i ngadalësuar në fusha kyçe reformash dhe pret që pas zgjedhjeve Kosova të rikthehet te agjenda e integrimit evropian.

Advertisement

“Ne presim që Kosova të rikthehet në rrugën e reformave të domosdoshme të lidhura me BE-në, për të mirën e popullsisë së saj dhe përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë’’, thuhet në përgjigje.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 + fourteen =

Previous Post

KQZ: Një javë afat për partitë politike për formim të koalicioneve

Next Post

Legjislatura e nëntë: 63 seanca, 12 orë e gjysmë punë

Advertisement