Dark Mode Light Mode

BE-ja po përgatit një paketë financiare prej 50 miliardë euro për Ukrainën

Ukrainë shqetësohej se mbështetja financiare e Perëndimit do të ‘zhdukej’ ndërsa po vazhdon lufta me Rusinë.

Por, Charles Michel, president i Këshillit Evropian, ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po përgatit një paketë prej 50 miliardë eurove që do të zgjasë disa vjet.

Duke folur në një video të regjistruar për Samitin e Tretë të Platformës së Krimesë, ai deklaroi se blloku qëndron me Ukrainën në luftën e saj për liri – dhe do të jetë atje derisa vendi të rindërtohet, raporton skynews.

Advertisement

“Që kur Rusia pushtoi vendin tuaj, ju keni kemi përjetuar gati 550 ditë shkatërrim dhe viktima, dhe Krimea po përdoret si një trampolinë strategjike për sulmet brutale”, tha Michel.

“Rusia është duke i përsosur mjetet e terrorit dhe të persekutimit që i shfrytëzojë në Krime për nëntë vjet dhe tani po kryen mizori në qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën, shumë prej të cilave arrijnë në krime lufte”, shtoi ai.

Michel tha se BE do të vazhdojë të kërkojë që Rusia të mbahet përgjegjëse – dhe mbështetja në formën e sanksioneve, armëve, municioneve dhe ndihmës humanitare do të “forcohet”.

Ai përfundoi duke thënë se është çështje kur, jo nëse, Ukraina do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014 pas një referendumi të diskutueshëm. Ky veprim u dënua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe shumica e vendeve nuk e njohin Krimenë si pjesë të shtetit rus.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 2 =

Previous Post

Lëndimi i Mason Mount është më i rëndë se sa pritej – mësohet se sa ndeshje mund t’i humbas

Next Post

Agjencia Ajrore e Rusisë thotë se Prigozhin ishte në aeroplanin e rrëzuar, por nuk jep asnjë dëshmi

Advertisement