Dark Mode Light Mode

Baton babai yt do t’kish thanë mos rrej bre qen

NGA ÇUN LAJQI

Aktori Çun Lajçi ka reaguar kundër Baton Haxhiut përmes një postimi në Facebook.

Ky reagim vjen pas debatit televiziv me Lutfi Hazirin, që Lajçi thotë se pati gënjeshtra dhe se babai i Batonit do t’i thoshte atij që të mos gënjejë, përcjell Bota sot.

Advertisement

Ky është postimi i tij i plotë:

Baton Haxhiu, ta kam njoftë mirë babën Fazli Qelin (kështu e thërrisnim neve) dhe pavarësisht mendimeve shumë negative e kontradiktore të njerëzve për Ty e ate, po të them se sikur të ishte gjallë, edhe Ai sonte pas debatit me Lutfi Hazirin kishte me të thanë: “mos rrej bre qen (se kështu thoshte ai) se nuk janë parlamentarët që s’po duen me votue Demarkacionin, por asht populli që s’po don Viza në këmbim të Territorit”. Ti sonte tregove se ma shumë e don Liberalizimin e Vizave se Atdheun. Nuk thotë populli kot: As rrena s’krijohet pa pas pak të vërtetë. Prandaj paskan të drejt Ata që flasin “mirë” për Ty.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 2 =

Previous Post

Kjo është arsyeja pse shoferët nuk i mundon vetura

Next Post

Jonuz Musliu: There can be no Great Albania without Nis

Advertisement