Dark Mode Light Mode

Bastisje| Prokuroria Speciale dhe Krimet Ekonomike zbarkojnë në KRU “Gjakova” dhe në shtëpinë e Hasan Krasniqit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar kontroll në objektin e KRU “Gjakova” dhe shtëpinë e kryeshefit ekzekutiv të saj, Hasan Krasniqit.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se përgjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale, që do të shërbejnë si prova për rastin.

“Hetimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore; Konflikt i interesit dhe Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurorim publik”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Advertisement

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + thirteen =

Previous Post

12 vjet burgim ndaj Edon Bujupit për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë

Next Post

Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planet për Prishtinën e Vjetër: Zemra e qytetit nuk do të lihet mbrapa pas 12 tetorit (VIDEO)

Advertisement