Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, A.G dhe R.Z, për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si dhe mashtrimit në prokurimin publik.
Arrestimet u realizuan të hënën në mëngjes, pas bastisjeve në disa lokacione në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” dhe një subjekt privat.
Gjatë kontrollit, hetuesit kanë sekuestruar një pushkë automatike AK-47 dhe para të gatshme.
Ky veprim është pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale lidhur me dyshimet për aktivitete të paligjshme në tenderim.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar angazhimin e tyre në luftën kundër korrupsionit.



