Vazhdon aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, ku burime të sigurta konfirmojnë se është bastisur edhe zyra, edhe shtëpia e Burim Shales, i dyshuar në rastin e keqpërdorimeve në Eko Regjion.
Sipas informatave i dyshuari nuk është gjetur në vend, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit, duke u konsideruar aktualisht në arrati.
Burimet bëjnë me dije se ndaj tij po zhvillohen veprime intensive hetimore, ndërsa pritet që institucionet kompetente të japin detaje zyrtare për natyrën e dyshimeve dhe masat që mund të merren në vijim.




