Dark Mode Light Mode

Bastionet e PDK vazhdojnë të mbesin si të tilla: Kjo parti merr mbi 70% në Drenas e Skenderaj

Zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, kanë sjell një ndryshim të madh të fituesve nëpër Komuna, për dallim nga zgjedhjet lokale.
Në këto zgjedhje, VV që ka dal e para me 49,3%, ka dal e para edhe në shumicën e Komunave, ndonësë nuk i udhëheq ato. PDK e dal e dyta në këto zgjedhje, ka dal e para në dy Komuna, AAK në një dhe LDK në asnjë Komunë. Cilat Komuna e ruajtën votën e PDK-së?  Partia Demokratik e Kosovës, e ka bastion të saj Drenicën, saktësisht Drenasin e Skenderajn. Në këto dy komuna me të cilat gjithashtu edhe udhëheq në nivelin lokal, PDK ka fituar mbi 70% të votave duke u renditur e para. Në Drenas, PDK ka marrë 70,28% të votave apo 17 mijë e 579 vota gjithsej. Pas saj radhitet LVV me 22,14%, Nisma Socialdemokrate me 2,64%, LDK me 2,51%, AAK me 1,33 dhe Iniciativa Qytetare Për Kosovë me 0,16%.
Në Skënderaj, PDK gjithashtu ka dal e para me 77,57% të votave apo gjithsej 16 mijë e 683 vota. Pas saj radhitet VV me 16,38%, LDK me 2,54%, AAK me 0,96%, Nisma me 0,8 dhe Lista Serbe me 0,51%
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × two =

Previous Post

BBC: Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë

Next Post

Fitore e pjesshme lokale, humbje minimale nacionale: Çfarë po tregon harta e votës së VV-së?

Advertisement