Dark Mode Light Mode

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, komandanti i FSK-së pret në takim Shefin e Shtabit të FARSH-it

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.

Gjatë takimit, gjeneral Jashari e falënderoi gjeneral Kingjin për lidershipin e tij në udhëheqjen e FARSH-it, si dhe për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore që Forcat e Armatosura të Shqipërisë i kanë dhënë FSK-së ndër vite. Po ashtu, u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, si dhe roli i FSK-së në garantimin e sigurisë së Kosovës, duke u vlerësuar si një kontribuues i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Të dy gjeneralët vlerësuan lart progresin e arritur nga FSK-ja në procesin e zhvillimit dhe modernizimit, si dhe performancën e trupave gjatë aktiviteteve shumëkombëshe, veçanërisht në aspektin e ndërveprueshmërisë. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të FARSH-it për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, sidomos në fushat e arsimimit, stërvitjes dhe shkëmbimit të përvojave, me qëllim avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Advertisement

Në përmbyllje të takimit, gjeneralët ritheksuan se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet një prioritet strategjik kombëtar, duke vlerësuar forcimin e kapaciteteve mbrojtëse si thelbësor për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 10 =

Previous Post

Murati-opozitës: Shtesat për fëmijë fillimisht thanë që nuk bëhen, sepse s’ka buxhet

Next Post

Marrëdhëniet me BE-në e SHBA-në, Kurti: S’janë ndoshta gjithmonë të shkëlqyeshme

Advertisement