Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes pranë rrethrrotullimit të qytetit, ku është pritur me përkrahje të madhe dhe entuziazëm.

Gjatë këtij takimi, Osmani prezantoi vizionin e tij për një qeverisje efektive, transparente dhe llogaridhënëse, duke theksuar se qytetarët e Fushë Kosovës meritojnë një ritëm të ri zhvillimi dhe modernizimi të komunës.

“Përkrahja masive që po marrmë nga qytetarët është dëshmi e qartë se Fushë Kosova është gati për një hap të madh përpara. Me programin tonë të qartë dhe ekipin e përkushtuar, do të ndërtojmë një qeverisje që i shërben qytetarëve, një komunë të hapur dhe përgjegjëse,” – tha Osmani para të pranishmëve.

Banorët shprehën besimin e tyre se kandidati i LDK-së është alternativa më e besueshme për të udhëhequr komunën në katër vitet e ardhshme, duke përmendur angazhimin e tij të vazhdueshëm për komunitetin.

Takimi u mbyll në atmosferë të ngrohtë dhe motivuese, duke u shoqëruar edhe me fotografinë simbolike që pasqyron përkrahjen qytetare për Besnik Osmanin dhe LDK-në.

Me moton “Fushë Kosova PËRTEJ!” dhe numrin 113, Osmani i ka ftuar qytetarët të bashkohen në këtë rrugëtim për zhvillim të qëndrueshëm të komunës. ✌️

SHPËRNDAJE