Dark Mode Light Mode
Shurdhmemecit Gjergj Dedaj i erdhi goja
Mobilizohen kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian
Shqipëria s’rrezikon vizat, e fundit në rajon për azil

Mobilizohen kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian

Bruksel, 21 dhjetor  – Shumica nga 209 amendamentet sa janë paraqitur në Raportin e deputetes Ulrike Lunacek për Kosovën, të cilat i ka siguruar “Koha ditore”, janë nga deputetë që kërkojnë të hiqen të gjitha referencat me të cilat Kosova trajtohet si shtet i pavarur. Miratimi i këtyre amendamenteve varet nga numri i deputetëve që do të marrin pjesë në votime. Deputetët e Parlamentit Evropian, të cilët vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, kanë paraqitur numrin më të madh të amendamenteve në Raportin për Kosovën dhe me ato kërkojnë që nga raporti të hiqet çdo referencë, e cila në mënyrë implicite apo eksplicite e trajton Kosovën si shtet të pavarur. Në draftin e Raportit të lartshënuar, për të cilin ka shkruar “Koha ditore” para një muaj dhe leximi i parë i të cilit tashmë është bërë në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, Kosova gjithkund përmendet si shtet, ndërsa thuhet se do të mirëpritej njohja e pavarësisë së saj nga 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë.

Kësaj radhe duket se deputetët e Parlamentit Evropian që janë kundër pavarësisë së Kosovës kanë qenë më të motivuar dhe më të mobilizuar dhe kanë dërguar numër jashtëzakonisht të madh të amendamenteve/KD

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × four =

Previous Post

Shurdhmemecit Gjergj Dedaj i erdhi goja

Next Post

Shqipëria s’rrezikon vizat, e fundit në rajon për azil

Advertisement