Dark Mode Light Mode
Çka thuhet në Kartën e Bordit të Paqes që e nënshkroi edhe Osmani në emër të Kosovës?
Bajrami i reagon ashpër Kurtit: Kabinetin e ke të korruptuar, ti ke qenë urdhërdhënësi

Bajrami i reagon ashpër Kurtit: Kabinetin e ke të korruptuar, ti ke qenë urdhërdhënësi

Hykmete Bajrami, nënkryetare e LDK, i ka reaguar Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës, në lidhje me deklarimet në Davos të Zvicrës.

Bajrami ka shkruar se duhet të jemi të shqetësuar kush po e udhëheq Kosovën.

Postimi i plotë:

Advertisement

E kam thënë dhe po e përsëris prapë se përtej rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ne të gjithë duhet të jemi të shqetësuar se kush po e udhëheq vendin.

Dëgjojeni Albinin, si thotë të pavërteta pa iu dridhur qerpiku.

Qindra e mijëra kontrata të negociuara, ministra me aktakuza, rasti i rezervave shtetërore ku edhe vetë është i implikuar, mafia energjetike, mafia farmaceutike – dhe del burri i botës e thotë se “askush në kabinetet e ministrave të mi nuk ka as imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion”.

Dmth. Albini ka arritur të depërtojë edhe në imagjinatën e ministrive dhe jo vetëm të atyre, por edhe të stafit që ministrat kanë në kabinet.

Albin,

Që kabinetin e ke të korruptuar e dinë të gjithë – edhe ata në Davos. Po deklaratat e tua në mbrojtje dhe garanca absolute edhe për ministrat me aktakuza tregojnë se ti ke qenë urdhërdhënësi. Përndryshe, kjo mbrojtje, kjo garancë nuk mund të shpjegohet ndryshe.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − four =

Previous Post

Çka thuhet në Kartën e Bordit të Paqes që e nënshkroi edhe Osmani në emër të Kosovës?

Advertisement