Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas autorizimit nga Prokuroria në Prizren për hetime të vjedhjeve të votave brendapartiake, ku më së shumti rezulton të ketë pasur në Prizren.
“Hajnat në burg, rinumërim gjithandej”, shkroi Berisha.
Postimi i plotë i avokatit Berisha:
Ku me gjete nje bankier qe ma shton shifren ne llogarine time bankare, “pa” e dite une, e pa “asnje” interes ai/ajo?!
Mos thoni qe s’eshte e mundur… se te votat paska ndodhe fiks keshtu.
Votat po shtohen me qindra e mijera, e kandidati del i qete:
“Eshte bere pa dijenine time.” 😅
Krejt paskan perfitu “pa dijeni”, “pa e porosite”, “pa lidhje”, “rastesisht”.
Nejse… kur vjen puna me dhënë llogari, aty s’ka më “pa dijeni”.
Hajnat ne burg, rinumerim gjithandej!