Faton Peci, kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka takuar Adelina Ismailin, një nga këngëtaret ikonike të skenës muzikore shqiptare.
Peci ka pasur fjalë të mëdha për Ismailin.
“Sot pata një takim frymëzues me avangardën e muzikës kosovare, Adelina Ismajli. Adelina ka thyer kufij dhe ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues.
Patëm një bisedë të hapur e miqësore për muzikën si akt lirie, për kulturën si identitet dhe për rolin e artistit në shoqëri, por edhe në rrugën e çlirimit.
Adelina mbetet simbol i një kohe të vështirë dhe sfiduese, por edhe i një vizioni që ende flet fuqishëm. Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës” – shkroi Peci.




