Dark Mode Light Mode

AUV asgjëson 19 mijë e 200 kg mish pule të infektuar me Salmonella

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se, pas një kontrolli zyrtar të kryer nga inspektorët e saj dhe me kërkesë të kompanisë APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp. në një ngarkesë mishi pule të importuar nga Polonia.

Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish pule është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore”, njofton AUV.

Ata gjithashtu njoftojnë se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën me kujdes të shtuar, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që importojnë mish, për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − seven =

Previous Post

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

Next Post

Tragjedia në Zvicër, Osmani: Shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave

Advertisement