Dark Mode Light Mode

Atletico Madridi synon t’ia vazhdojë kontratën Julian Alvarezit

Barcelona pret sonte Atletico Madridin në “Spotify Camp Nou”, një përballje e madhe në La Liga ku vëmendja nuk shkon vetëm te rezultati, por edhe te një emër i veçantë: Julian Alvarez.

Sulmuesi argjentinas 25-vjeçar është prej muajsh në listën e dëshirave të Barcelonës, që e sheh si pasardhësin ideal të Robert Lewandowskit në verën e vitit 2026. Performancat e tij në Madrid e kanë bërë një nga lojtarët më të ndjekur në Evropë dhe Laporta e konsideron “përforcimin e ëndrrave”.

Por sipas MARCA, drejtori sportiv Mateu Alemany ka një objektiv të qartë: ta mbajë Alvarez-in me çdo kusht. Klubi tashmë po punon për rinovimin e tij, pavarësisht se sulmuesi ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030 dhe një klauzolë prej plot 500 milionë eurosh.

Advertisement

Në Madrid janë të bindur se nuk ka lojtar më të përshtatshëm për epokën pas Antoine Griezmann, ndaj askush në klub nuk e imagjinon të ardhmen pa yllin argjentinas.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti Enrique Cerezo, i cili deklaroi së fundmi se Alvarez është pjesë e pandashme e projektit të Atleticos dhe nuk do të shitet, pavarësisht interesimit të Barcelonës.

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 12 =

Previous Post

Përvjetori i lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

Next Post

Rashica mund të largohet nga Besiktasi, ky mund të jetë klubi i ri i yllit kosovar

Advertisement