I akuzuari Naim Murseli në fillim të mbrojtjes së tij para trupit gjykues e ka përshkruar veten si njeri që nuk ka qenë asnjëherë problematik.
Murseli ka thënë se as rrethin e shoqërinë nuk e ka pasur të tillë.
Ai ka mohuar se ka pasur marrëveshje me dy të akuzuarit e tjerë, Granit Plava e Kushtrim Kokalla për vrasjen e Liridonës.
“Unë nuk kam qenë asnjëherë njeri problematik, kriminel, drogirash. Unë nuk pi as alkool, as cigare. Nëse nuk është e vërtetë le të thotë Leonardi. Jo vetëm, kjo, unë as shoqërinë nuk e kam pasë të tillë asnjëherë”, ka thënë Murseli para trupit gjykues.
“Asnjëherë. Nuk ka asnjë marrëveshje për me e vra Liridonën”, ka shtuar ai.
Seanca në këtë rast është duke vazhduar.