Dark Mode Light Mode

Arteta komenton nevojën për transferime të reja

Mikel Arteta është i kënaqur me biznesin e transferimeve që po bën Arsenali, me përpjekjet për finalizimin e disa futbollistëve gjatë afatit kalimtar dimëror.

Pas dështimit për angazhimin e Joao Felix e Mykhailo Mudryk, Topçinjtë siguruan shërbimet e Leandro Trossard (nga Brightoni) dhe Jakub Kiwior (nga Spezia).

Ndërkohë që lufton për titullin e Ligës Premier, Arsenali e mposhti Manchester Unitedin në trilerin prej pesë golave (3-2) dhe padyshim që skuadrës i nevojiten emra të rinj për ta mbajtur gjallë ëndrrën.

Advertisement

“Sa u përket numrave, kishim 15 ose 16 lojtarë jashtë fushës dhe nuk mjaftonin. Ata do të na ndihmojnë. E patë Trossardin, ai tashmë është përfshirë dhe ka krijuar besim”, ka thënë Arteta për Sky Sports

Pritet të ndodhin edhe ndryshime të reja në Londrën Veriore gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa trajneri është shprehur i kënaqur që ka arritur shifrën rekorde prej 50 pikësh pas 19 ndeshjeve të zhvilluara.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + twenty =

Previous Post

Vuçiq e ka informuar partinë e tij se do të japë dorëheqje

Next Post

Presidentja Osmani fillon vizitën e saj në Vatikan

Advertisement