Dark Mode Light Mode

Artan Behrami: Bedri Hamza shtylla kryesore e PDK-së në periudha të vështira

Artan Behrami nga PDK-ja ka vlerësuar lart rolin e Bedri Hamzës gjatë periudhës vendimtare për partinë. Ai theksoi se Hamza ka qenë jo vetëm një autoritet politik, por edhe një figurë me peshë morale.

“Sakrifikoi kohë, energji dhe karrierë personale për të mbajtur të qëndrueshme partinë dhe për të mbrojtur vlerat mbi të cilat ajo është ndërtuar”, shkroi Behrami.

Ai vuri në pah se Hamza ka menaxhuar situata të pamundura, ka zgjidhur probleme pa zgjidhje dhe ka qenë shtylla kryesore e mbrojtjes së PDK-së në mungesë të Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli.

Advertisement

“Faleminderit për gjithçka, kryetar!” përfundon reagimi i Behramit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × four =

Previous Post

Terras: Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike

Next Post

Behgjet Pacolli uron Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje

Advertisement