Dark Mode Light Mode

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Barcelonë, për çfarë akuzohet

Një shqiptar i cilësuar si kriminel i rrezikshëm, ka përfunduar në pranga nga policia spanjolle.

Arrestimi i tij është bërë disa ditë më parë në lagjen Sants të Barcelonës, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Spanjë. Kjo është arsyeja pse ai fshihej nën një identitet të rremë.

Në vitin 2016, Gjykata e Barcelonës vendosi masën e dëbimit nga vendi dhe ndalimin e kthimit për pesë vjet kur e dënoi shqiptarin me gati pesë vjet burg për grabitje me dhunë dhe kanosje me armë zjarri dhe plagosje.

Advertisement

Ndonëse nuk duhet të hynte në territor deri në maj të 2023-shit, i paraburgosuri është kthyer më herët dhe për të mos u lokalizuar nga policia. Shqiptari rezulton me disa precedentë penale për grabitje me dhunë, armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh dhe sulm ndaj punonjësve të rendit. Në momentin e arrestimit, policia verifikoi se ai mbante deri në tre identitete të rreme.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + 13 =

Previous Post

Hoxhaj: Krizat në rajon, dëshmi e kthimit të historisë për hegjemoninë serbe në Ballkan

Next Post

Gërvalla: Nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën, Serbia shkakton konflikte artificiale

Advertisement